75 Mall Live Search
11:19 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / LB

Civilët ukrainas i venë gjoksin tankeve ruse

Thirrjes së presidentit ukrainas Zelensky për ta mbrojtur me jetë atdheun, i janë përgjigjur të gjithë qytetarët në vend.

Përveç atyre që i janë bashkuar ushtarakisht, duke rrëmbyer armët personale apo guerileve të ndryshme në zona të caktuara të qyteteve, duke tentuar të ndalin avancimin e ushtrisë me bomba Molotov, së fundi i është shtuar edhe një formë shumë domethënëse.

Banorët e qytetit Koriokiva në provincën e Çernihivit kanë ndaluar avancimin e tankeve ruse duke ecur përballë tyre.

Kjo video është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa qytetarët të bashkuar qëndrojnë përballë tankeve rusë, duke frenuar lëvizjen e tyre.