13:53 / E Martë, 19 Prill 2022 / AR

Çka biseduan Clark dhe Kurti, deklarohet gjenerali

Gjenerali amerikan Wesley Clark është deklaruar për mediat pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Ai thotë se kanë biseduar për projekte energjetike, raporton Indeksonline.

“Në takimin me kryeministrin Kurti s’ka qenë temë diskutimi siguria në Kosovë e Rajon. Kemi biseduar për projekte energjetike”, tha Clark.

Clark thotë se është mirë që Qeveria e Kosovës është e vëmendshme karshi situatës së sigurisë.

“Mire që qeveria është e vëmendshme, mirëpo s’duhet harruar që edhe KFOR-i është prezent në Kosovë”, u shpreh Clark.