11:12 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Çka do bënit nëse shihni në oborrin tuaj krokodilin duke ecur?! (Video)

Një familje në Florida ka përjetuar tmerrin në mëngjesin e 25 majit, kur pa në oborr një “mysafir të paftuar”.

Bëhet fjalë për një krokodil, i cili u kishte ikur zyrtarëve për mbrojtjen e mjedisit, transmeton Indeksonline.

Derisa tre persona po tentonin të futnin krokodilin në kamionetë për ta dërguar në vendin e duhur, zvarraniku nuk qëndron rehat.

Ai e lëndon njërin punëtor dhe arrin të shpëtoj nga ta, duke u fshehur në oborrin e një familje. /Indeksonline/