75 Mall Live Search
08:30 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / AR

Çka do të hante Trumpi, nëse do të mund të zgjedhte vetëm një ushqim për një javë?

Donald Trump ishte i ftuar në Fox News dhe prezantuesi Peter Doocy e pyeti si vijon: “Nëse do të mund të haje vetëm një gjë për një javë, çfarë do të ishte”?

“Përgjithmonë”- pyeti Trumpin. “Vetëm për një javë”, theksoi prezantuesi. “Ndoshta biftek , më pëlqejnë shumë ushqime të ndryshme, por mendoj se bifteku është vërtet i mirë”, tha Trump, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë të vitit 2016 me Jesse Walters të Fox News, Trump tha se nuk e ha mëngjesin sa herë që mundet. Zakonisht ha drekë, por vakti i tij i preferuar i ditës është darka.

Megjithatë, herë pas here vendos të hajë mëngjes dhe në këto raste zakonisht zgjedh vezë me proshutë, drithëra ose një McMuffin të McDonald’s dhe nuk pi çaj apo kafe./Indeksonline/