Cka do të ndodh pas 30 ditësh, flet analisti Maliqi

Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar që deputetët janë të obliguar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.
E lidhur me këtë ka folur analisti politik, Shkelzen Maliqi. Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook u shpreh se afati prej 30 ditësh është tejkalua dhe se s’ka më zhagitje procedurale.
”Vota në Kuvend mbetet e fshehtë. Afati prej 30 ditësh është tejkalua, s’ka më zhagitje procedurale. Tani Presidentja e ka fjalën, si garantuese e funkcionalitetit të institicioneve. Shpall se kandidatura ei Albulena Haxhiutv është tashmë e djegur”, ka shkruar Maliqi.
Sipas Maliqit, VV obligohet që menjëherë të propozojë kandidat/e tjetër.
”VV obligohet që menjëherë të propozojë kandidat/e tjetër. Për të penguar vazhdimin e obstrukcioneve të VV -së Presidentja ua kërkon Kryeministrit dhe ministrave në datyrë të japin dorëheqje si deputetë, ose të tërhiqen nga postet e uzurpuara në qeveri. Edhe kjo është detyrë e Presidentës: konstatimi i shkeljes flagrante të kushtetutës që pengon funkcionalitetin e institucioneve”, ka shtuar më tutje ai.
Seanca e 38-të me radhë nis nga ora 11:00./Indeksonline/