Çka do të ndodhë me numrin 1 të Lëvizjes Vetëvendosje, a do të vazhdoj të jetë Albin Kurti?

Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesën e LVV-së në lidhje me certifikimin e disa kandidatëve që kanë qenë të dënuar në 3 vitet e fundit.
Si pasojë e këtij vendimi, as Albin Kurtit nuk do t’i lejohet të kandidoj për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Por, çka do të ndodhë me numrin 1 të Lëvizjes Vetëvendosje, a do të vazhdoj të jetë Albin Kurti?
Ish-anëtari i LVV-së në KQZ, Adnan Rrustemi, tash kandidat për deputet, në një tubim që e ka zhvilluar sot në qytetin e Lipjanit ka folur në lidhje me këtë çështje.
Rrustemi në një formë, në deklaratën e tij, ka treguar që 1shi i LVV-së do të mbetet Albin Kurti.
“Duhet të përfshihen 5 kandidatë, e për bindjen time të përfshihet edhe 1shi i Lëvizjes, sepse vota nuk do të shpallet e pavlefshme”, ka thënë Rrustemi, mëson Indeksonline.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një prononcim për media ditë më parë është shprehur që nëse votohet Albin Kurti, vota do të jetë e pavlefshme. Por, nuk ka ndonjë prononcim zyrtar nga KQZ në lidhje me këtë çështje./Indeksonline/