75 Mall Live Search
08:25 / E Premte, 30 Korrik 2021 / OSH

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

IndeksOnline ju sjell ngjarjet e ditës së sotme

10:00Oda e Farmacistëve të Kosovës bën promovimin e “Revistës Farmaceutike”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:30Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Mekanizmi disiplinor ndaj gjyqtarëve dheprokurorëve: Një reflektim mbi gjendjen aktuale”. (Zyret e GLPS)

11:00Organizuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri mbahet takimi me përfaqësuesit e pesë konfesioneve fetare, në funksion të kultivimit të dialogut ndër-fetar. (Zyra e Kryetarit, Gjilan)

13:30Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë konferencë njëditore me titullin “Planet e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, mjet për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm e trashëgimisë kulturore”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

19:30Edicioni i tretë i Festivalit Evropian të Filmit në Kosovë, përfundon me një ceremoni çmimesh në Kino Armata në prani të zëvendësshefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri. (Kino Armata, Prishtinë)