75 Mall Live Search
08:04 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / AR

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e ditës 2 dhjetor 2024:

09:00- Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

10:00- Kuvendi i Kosovës shqyrton në seancë plenare projektrezolutën për katër vjet qeverisje. (Kuvendi i Kosovës)

10:00- Komisioni për arsim shqyrton Projektligjin për lojërat mesdhetare Prishtina 2030. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204)

10:00- Mbahet prezantimi publik i hulumtimeve të studentëve bursistë të Universitetit të Prishtinës – Identitet dhe përvojat QUEER në Kosovë. (Amfiteatri i Fakultetit të Filozofisë, salla 101, Prishtinë)

10:00- Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal – Deçan)

13:30- Kryeministri Albin Kurti viziton organizatën “HANDIKOS”, në prag të shënimit të 3 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. (Qendra e resurseve HANDIKOS Veternik -Prishtinë)