09:11 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Çka do të propozoj Merkel në takimin e liderëve në Berlin?

Me 29 prill në kryeqytetin gjerman, Berlin do të mbahet një takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Rreth këtij takimi kanë shkruar media më prestigjioze në botë, transmeton Indeksonline.

E fundit që ka shkruar rreth këtij takimi ka qenë e përditshmja gjermane “Tagesspiegel”.

Kjo gazetë gjermane shkruan që, Merkel do të kërkoj të parandalojë idenë e shkëmbimit dhe korrigjimit të kufijve.

Po ashtu, rreth këtij takimi Merkel nuk e ka njoftuar fare ndërmjetësuesen e dialogut, Federica Mogherini dhe në këtë takim ajo pritet të jetë vetëm spektatore.

Deri sa po shkruante rreth korrigjimit të kufijve, gazeta gjermane përmendi edhe idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për një Shqipëri të Madhe.

Në takim do të jetë edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç i cili është kundërshtar i idesë së ndryshimit të kufijve.

Gjithashtu pritet që të ketë takime jo formale të kancelares Merkel dhe presidentit Makron me përfaqësuesit e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjes e Hercegovinës.

Me anë të këtij takimi, Merkel dëshiron të tregoj fuqinë dhe ndikimin e saj në Ballkan./Indeksonline/