08:25 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Çka duhet të dini për presionin e lartë të gjakut

Hipertensioni apo presioni i lartë i gjakut është një sëmundje shumë e përhapur.

Hipertensioni zakonisht është një sëmundje e trajtueshme, mirëpo kërkon mjekim të vazhdueshëm, pra pacienti duhet të jetë thuajse gjithë kohën në mbikëqyrje të mjekut.

Më poshtë janë të renditura disa gjëra që duhet t’i dini rreth presionit të lartë të gjakut:

Hipertensioni dëmton zemrën dhe enët e gjakut, që në fakt nënkupton dëmtim të syve, veshkës, si dhe trurit.

Me kalimin e moshës rritet edhe mundësia e pranisë së hipertensionit.

Stili i jetesës është faktor që ndikon në shfaqjen e hipertensionit, dhe këtu vlen të përmenden zakone të tilla si: duhan pirja dhe përdorimi i tepruar i kripës.

Një pjesë e rëndësishme e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni, mund të kenë nevojë për vazhdimin e terapisë gjatë gjithë jetës.

Bazuar në statistikat evropiane, kjo sëmundje prek rreth 30-45 % të popullatës së rritur.