75 Mall Live Search
19:05 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Çka duhet të mësojë bota nga terrori në Zelandën e Re, sipas Redi Shehut!

Analisti i njohur nga Shqipëria, Redi Shehu ka komentuar aktin terrorist që ndodhi sot në Zeland të Re.

Sipas tij, të vrasësh 49 veta në rrugë, është akt terrorist.

“Te vrasësh duke iu lutur Zotit, është barbari. Te vrasësh 49 veta duke i filmuar ato, është perversitet. Pra, masakra e Zelandës se Re është njëkohësisht terrorizëm, barbari dhe perversitet”, ka shkruar ai.

Më tej, Shehu theksoi se bota sot, mediat dhe establishmentet politike, kanë rastin për të dënuar të tre këto dimensione.

“Sot, me shume se kurrë gjithë ata qe renden vite te tera për te etiketuar dhe poshteruar popuj, besime dhe kultura te tera, kane rastin te bëjnë një mea-culpa te forte dhe te punojnë kundra injorancës qe pjell ekstremizëm. Të ndërsjellët”, është shprehur ai. /Indeksonline/