Çka i bashkon Bleonën dhe Anita Haradinajn?
Në emision në “Në kurthin e Piter Pan” të ftuarit e kësaj jave ishin kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe këngëtarja Bleona Qereti.
Në këtë emision Haradinajn e shoqëronte bashkëshortja e tij Anita, e cila po qëndronte në prapaskenë.
Anita është takuar edhe me Bleonën të cilat edhe postuan një imazh së bashku duke zbuluar një detaj. Bleona dhe Anita dikur ishin shoqe klase së bashku
“Kur takon shoqen e shkollë. Dashuria e parë nuk harrohet”, kanë shkruar ata në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë që Anita është me origjinë nga Opoja e Prizrenit, ajo ka qëndruar me vite në Tiranë ku ka kryer studimet ku edhe fillojnë karrierën si gazetare.
