75 Mall Live Search
22:20 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / AR

Çka i tha Kurti Borrellit në telefon?

Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti ka biseduar në telefon me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Temë ka qenë mbajtja e referendumit të Serbisë, teksa Kurti ia ka përsëritur atij qëndrimin e Prishtinës.

Kurti i ka thënë Borrellit se, serbët me dyshtetësi mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë, raporton Indeksonline.

“Në telefon me Borrell, ripërsërita qëndrimin tonë se serbët e Kosovës me dyshtetësi mund të votojnë në referendum me postë apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Mbajtja e referendumit të një shteti tjetër në territorin e një shteti sovran nuk është praktikë e pranueshme nga ndonjë vend demokratike”, ka shkruar Kurti në Twitter./Indeksonline/