Çka ka për të thënë Camila Cabello pas përformancës në finalen e UEFA Champions League?

Këngëtarja e njohur Camila Cabello, ka përformuar në finale e madhe të “UEFA Champions League” në Paris, Francë.
Pasi e përfundoi, Camila ka shkruar një mesazh për tifozët, të cilët i quajti shumë të vrazhdë, transmeton Indeksonline.
“Duke rishikuar performancën tonë nuk mund të besoj se njerëzit po këndonin himnin e ekipeve të tyre me kaq zë të lartë gjatë performancës sonë. Ashtu si ekipi im dhe unë punuam pa u lodhur për kaq shumë kohë për të sjellë atmosferën e duhur dhe për të dhënë një shfaqje të mire. Shumë e vrazhdë, por çfarë të bëjmë. MË GËZUAT QË E Pëlqyet njerëz!!!!! 🥳🥳🥳🥳🥳🥳🥰🥰🥰”, shkroi Camila në Twitter.
Menjëherë pas publikimit, Camila i fshiu postimet në Twitter.
Këtu mund ta shikoni përformancën e saj në finalen e UEFA Champions League./Indeksonline/