17:50 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Çka kërkuan më shumë zviceranët në Google? Behrami në top-listë

Çfarë ka preokupuar zviceranët këtë vit? Lista e Zvicrës e kërkimeve më të mëdha në Google, tregon një fokus në sport dhe të famshëm, duke përfshirë Meghan Markle dhe vdekjen e suedezit Avicii.

Monedha virutale Bitcoin, futbollisti zviceran Valon Behrami dhe gruaja e tij Lara Gut ishin gjithashtu në “top-listën” e Google.ch të kërkimeve. Termat nuk janë më të kërkuarat, por ato që treguan rritjen më të madhe dhe interesin e zgjatur krahasuar me vitin 2017.

Në krye të listës është WM, shkurtesa gjermane për Kupën Botërore të futbollit që u zhvillua në Rusi në korrik. Kjo pasohet nga Avicii dhe Wimbledon, kampionatet e tenisit.

Gjithashtu në top dhjetë ishin Meghan Markle, Australian Open, këngëtarë gjermanë Jens Büchner (i cili gjithashtu vdiq) dhe Daniel Küblböck, loja online Fortnite, Black Friday dhe Eurovision.

Ashtu si Behrami dhe Gut, personalitete të tjera më të njohura zvicerane ishin futbollisti Xherdan Shaqiri dhe trajneri i futbollit kombëtar Vladimir Petkoviq. /IndeksOnline/