Çka mendojnë kryetarët shqiptarë në veri për peticionin e serbëve? A pritet të garojnë përsëri?!

Para disa javësh, qytetarë serbë të katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, kanë nënshkruar peticionet për shkarkim të kryetarëve shqiptarë.
Organizimi i peticioneve ka marrë dritën e gjelbër nga kuvendet komunale, ndërkaq të njëjtit pas plotësimit janë dorëzuar dhe janë në fazë procedurale.
Lidhur me këtë çështje, Indeksonline ka kontaktuar kryetarët aktual të komunave, për të marrë qëndrimin e tyre.
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë për Indeksonline se akoma nuk e dinë nëse do të kandidojë përsëri për kryetar të kësaj komune, ndërkaq i njëjti ka thënë se peticionet janë dërguar në KQZ dhe janë në pritje.
Në anën tjetër, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se nuk mund të thotë asgjë lidhur me këtë çështje.
“Jo, çështja është në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ata vendosin për këtë çështje, ata janë duke e trajtu. Nuk e di nuk kam marrë ndonjë vendim për momentin nuk mund të them diçka” ka deklaruar ai.
Edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka pohuar po të njëjtën gjë.
Ndiqni më poshtë materialin e plotë: