75 Mall Live Search
11:30 / E Martë, 25 Korrik 2023 / AR

Çka mendon Gisele Bündchen për romancën e ish-burrit me kolegen, Irina Shayk?

U deshën vetëm disa orë pasi u publikuan lajmet për romancën e Irina Shayk dhe Tom Brady, që të flitej për ndjesitë e ish-bashkëshortes së Brady, Gisele Bündchen.

Pavarësisht se disa burime pretendojnë se Bündchen nuk ishte “e lumtur” për romancën e ture, burime të tjera pranë supermodeles e bënë të qartë se ajo është absolutisht ok me situatën.

Një burim tha troç: “Pse ajo nuk do të ishte e lumtur për Tom-in? Ajo u divorcua nga ai. Është e dobishme për lirinë e saj që ai vazhdoi jetën përpara.”

Ç’mendon Gisele Bündchen për romancën e ish-burrit

Në mars, Bündchen tregoi për Vanity Fair se pse u divorcua nga bashkëshorti i saj prej 13 vitesh. Martesat nuk prishen brenda natës, tha ajo: “Duhen vite që të ndodhë.”

“Ndonjëherë rriteni së bashku; ndonjëherë ndaheni. Kur unë isha 26 vjeç dhe ai 29 vjeç, u njohëm, donim një familje, donim gjëra bashkë. Me kalimin e kohës, kuptojmë se ne thjesht donim gjëra të ndryshme dhe tani kemi një zgjedhje për të bërë. Kjo nuk do të thotë që ju nuk e doni personin.”

Bündchen e quajti fundin e martesës së tyre “vdekja e ëndrrës sime. Është e vështirë sepse imagjinon se jeta jote do të jetë në një mënyrë të caktuar dhe ke bërë gjithçka që ke mundur.”

Megjithatë, ajo tha se ata mbeten të bashkuar, edhe pse ecin përpara vetëm. “Ne nuk do të luftojmë kundër njëri-tjetrit. Ne jemi një ekip dhe kjo është e bukur. Shikoj prapa dhe nuk jam penduar. Më pëlqeu çdo pjesë e tij.”

Nga ana tjetër, Irina ka qenë në një marrëdhënie rreth 4-vjeçare me Bradley Cooper, me të cilin ka edhe një vajzë.