09:24 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / OSH

Çka ndodh me trupin e njeriut kur kryen marrdhënie seksuale?

Studime të shumta janë bërë në lidhje me seksin.

Nga të gjitha studimet e bëra është ardhur në konkludim se trupi i njeriut kalon nëpër katër faza, transmeton Indeksonline.

Faza e parë: Eksitimi

Fillimisht ndodhin ndryshime fizike, për mashkullin penisi dhe ndoshta thimthat fillojnë të erektohen, ndërsa te gruaja, vagjina fillon të zgjatet dhe lubrifikohet. Veç kësaj, për të dy gjinitë ritmi i zemrës, shtypja e gjakut dhe frymëmarrje përshpejtohen.

Faza e dytë: “Rrafshnalta”

Ndryshimet fizike vazhdojnë të ndodhin. Dy partnerët përjetojnë frymëmarrje të rëndë, puls të ngritur dhe spazma në muskuj.

Faza e tretë: Orgazma

Nga katër fazat, kjo është më e shkurtra. Mashkulli ejakulon dhe vagjina e femrës dhe mitra tensionohen. Vlen të ceket se femrat zakonisht nuk e arrijnë orgazmën po aq shpejt sa meshkujt.

Faza e katërt: Rikthimi

Faza e katërt parasheh prapë ndryshimin fizik, ku në fakt gjërat kthehen në gjendjen normale, siç ishin para seksit dhe paralojës.