75 Mall Live Search
16:29 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Çka ndodh me trupin tuaj kur e mbani frymën nën ujë?

Për sa kohë mund të qëndroni të qetë nën ujë pa dalë në ajër? Tridhjetë sekonda? Ndoshta disa minuta? Por çfarë thoni për 24 minuta?

Ky është rekordi aktual botëror për mbajtjen e frymës mbajtur nga Alex Segura Vendrell i Spanjës. Ai e mbajti frymën për 24 minuta dhe 2.45 sekonda.

Si është e mundur të mbash frymën kaq gjatë?

Rezulton se mbajtja e frymës së një personi për një periudhë të gjatë, e njohur edhe si apnea vullnetare, është disi një sport ekstrem në vetvete. Zhytësit profesionistë dhe konkurrentët stërviten duke marrë frymë thellë para se të zhyten.

Tingëllon e rrezikshme, apo jo?

Sipas Kryqit të Kuq Kanadez, shumica e të rriturve të shëndetshëm mund të mbajnë me lehtësi frymën e tyre për rreth një deri në dy minuta. Çdo gjë përtej kësaj është e rrezikshme dhe duhet të shmanget pasi që mund t’ju rrezikojë të mbyteni, madje edhe në ujë të cekët, transmeton Indeksonline.

Niveli i oksigjenit tuaj zbret

Truri dhe organet tona nuk marrin oksigjenin e nevojshëm për të funksionuar. Kur truri ynë fillon të bëhet hipoksik, simptomat e para janë një ndjenjë konfuze, vendimmarrje e ndryshuar dhe humbje e koordinimit.

Rritet sheqeri juaj në gjak

Studiuesit zbuluan se niveli i glukozës në gjak ishte më i lartë te zhytësit kur mbajnë frymën e tyre.

Ngadalësohet shkalla e zemrës suaj

Kur trupat tanë janë të privuar nga oksigjeni, zemra nuk mund të pompojë gjak të freskët, të oksigjenuar në trup. Studimet tregojnë se rreth 30 sekonda mbajtje frymë mund të çojë në një ritëm të ulur të zemrës.

Ju mund të vdisni

Sipas ekspertëve të Emory, kur fëmijët e mbajnë frymën nën ujë, presioni në gjoks i tyre bën që enët e tyre të gjakut të ndërpresin rrjedhën e gjakut në anën e djathtë të zemrës. Të rriturit që mbajnë frymën e tyre për periudha të zgjatura nën ujë gjithashtu rrezikojnë të vdesin./Indeksonline/