Çka ndodh sot në Kosovë?

09:00
Ministria e Punëve të Brendshme mban konferencën “Strategjia e e-Qeverisjes në funksion të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve publike”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde etj. (Hotel “Emerald”)
- 09:00
Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë raporton zëvendëskryeministri Besnik Bislimi lidhur me procesin e dialogut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)
- 09:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë)
- 09:30
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
- 09:30
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin për Prokurorin e Shtetit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
- 10:00
Instituti Riinvest në kuadër të “Debate në Riinvest” trajton dy dokumente lidhur me politikat industriale: Drafti i strategjisë për zhvillim industrial dhe mbështetje të biznesit 2030 dhe Towards Effective Industrial Policy in the Western Balkans, të publikuar nga Instituti i Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare. (Instituti Riinvest, Prishtinë)
- 10:00
Kuvendi mban seancë plenare, ku në rend dite është shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit)
- 10:30
Zyra e UN Women në Kosovë prezanton hulumtimin “Siguria dhe Shëndeti në Punë: Një studim i rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës në Kosovë në sektorin publik dhe privat”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
- 11:00
Ish-punëtorët e gazetës “Rilindja” protestojnë para ndërtesës së AKP-së për mosshpërndarjen e 20 për qindëshit. (Para objektit të AKP-së)
- 13:00
Lëvizja Studentore “Studim Kritikë Veprim” zhvillon një aksion. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës)
- 18:00
Hapet ekspozita “ç’ nuk dija që e kisha ditë…” e artistes Lala Meredith Vula. (Galeria e Ministrisë së Kulturës)