07:39 / E Enjte, 13 Prill 2023 / AR

Çka ndodh sot në Kosovë

09:00

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Peter Hummelgaard dhe Komisionin për Legjislacion të Parlamentit të Danimarkës. (Kabineti i kryrtarit)

10:00

Zyra e Prokurorisë Speciale vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  10:00

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me organizatën VORAE dhe Projektin KOSINT, organizojnë takimin sektorial me ministritë e linjës dhe shoqërinë civile që punojnë dhe përkrahin komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Me këtë rast, prezantohet Raporti vjetor për zbatimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të këtyre komuniteteve 2022-2026 dhe Plani i veprimit 2022-2024. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

10:00

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), mban konferencë për media. (Hotel “Sirius”, Priahtinë)

10:00

Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare.

11:00

Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia Qendrore)

11:30

Komiteti Paralimpik i Kosovës promovon librin “Gjithëpërfshirja në Edukimin Fizik”, të autorit Ahmet Mahmutaj. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve).

12:00

Me rastin e zyrtarizmit të 14 Prillit – Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bashkë me Zyrën e Presidentes të Republikës së Kosovës organizojë një marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Nisja bëhet nga Sheshi “Ibrahim Rugova” deri te monumeti Heroinat)