18:48 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / AR

Çka ndodhi? Edona shpërtheu në lot brenda “BBVK”

Një tjetër debat është shënuar ditën e sotme në shtëpinë e “BBVK”.

Këtë herë mes Edonës dhe Alby-t. Konflikti, i cili nisi në dhomën e makijazhit, arriti pikën kulminante kur Edona nuk mundi të mbante më lotët, duke u shpërthyer në të qara.

Pas gjendjes së saj të rënduar, banorët e tjerë fajësuan Alby-n.

Megjithatë kjo e fundit mohoi që ta ketë rënduar me fjalë apo ngacmuar Edonën, por që kjo e fundit vetë në një moment ‘shpërtheu’ në lot.