Çka ndodhi? Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez zemërojnë njerëzit në Venecia

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez po përfundojnë përgatitjet për dasmën e tyre në Venecia, ku kanë marrë me qira të gjithë hotelin luksoz Aman Venice për qëndrimin e tyre.
Para mbërritjes së tyre, dhjetëra roje sigurie kontrolluan me kujdes çdo pjesë të hotelit nga dhomat deri te oborri duke shkaktuar një trazirë të madhe midis stafit dhe mysafirëve ekzistues, transmeton Indeksonline.
Vizitorët që kishin rezervuar më parë akomodim u detyruan të zhvendoseshin në hotele të tjera. Pavarësisht kësaj, disa shprehën pakënaqësi me zhvendosjen e papritur.
Masat e sigurisë u shtrënguan edhe në hotele të tjera luksoze në Venecia ku po qëndrojnë mysafirë të profilit të lartë, dhe policia ishte madje e pranishme në hollin e St. Regis.
Sipas mediave të huaja, disa mysafirë u detyruan të prisnin jashtë ndërsa rezervimet e tyre kontrolloheshin, gjë që shtoi më tej shqetësim tek vizitorët e tjerë./Indeksonline/
