75 Mall Live Search
19:30 / E Diele, 07 Dhjetor 2025 / AR

Çka ndodhi këtë javë në showbiz? Emocione, rikthime dhe …

Java nga 30 nëntori deri më 7 dhjetor ka sjellë një sërë ngjarjesh që kanë prekur dhe tërhequr vëmendjen e publikut në showbiz-in shqiptar.

Nuk kanë munguar momentet emocionale, lajmet pozitive për shëndetin e artistëve dhe gjestet mbështetëse që kanë bërë jehonë në rrjete sociale, shkruan Indeksonline.

Kjo periudhë është karakterizuar nga reagime të forta të fansave dhe zhvillime që reflektojnë edhe një herë lidhjen e ngushtë mes publikut dhe figurave të njohura.

1. Selvija emocionon publikun me rikthimin e fotos me Shpat Kasapin dhe djalin

Pas humbjes së rëndë të Shpat Kasapit, Selvija ka bërë një gjest që ka prekur zemrat e shumicës. Ajo ka rikthyer në Instagram një fotografi ku shfaqet me Shpatin dhe djalin e tyre, duke rikthyer kujtimet dhe dashurinë që ka ndarë familja e tyre.

2. Osman Azemi zbulon gjendjen e tij shëndetësore

Humoristi i njohur Osman Azemi ka ndarë një foto nga Turqia, ku po vazhdon trajtimin mjekësor. Ai ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është drejt përmirësimit ku publikoi një selfie duke buzëqeshur.

3. Valbona shpreh mbështetje për Gjestin dhe nxit rikthimin e tij artistik

Në një ndër veprimet që ka ngjallur interes, Valbona ka zbuluar se ka kontaktuar me Gjestin. Ajo ka uruar që të rikthehet së shpejti me projekte të reja, duke shprehur respekt për punën e tij dhe dëshirën për ta parë sërish aktiv në skenë. Ky gjest është pritur pozitivisht nga ndjekësit, të cilët presin rikthime të reja muzikore./Indeksonline/