Çka ndodhi me Albën pas kërkesës për mbulesë?
Të ftuarit e emisionit “Ora 7” në Klan Kosova kanë diskutuar sot për kërkesën e Alba Pollozhanit për t’u mbuluar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, si dhe për largimin e saj nga gara.
Enis Qazimi u shpreh i befasuar nga vendimi për largimin e saj, duke vlerësuar dimensionin e personalitetit që ajo kishte treguar gjatë qëndrimit në shtëpi.
“Unë ende nuk po besoj që Alba është larguar. Ajo ka qenë shumë dimensionale”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Bujar Gjonaj kritikoi mënyrën se si, sipas tij, Alba kishte trajtuar çështjen e mbulimit.
“I ka ofenduar ato të cilat janë mbuluar sipas rregullave bazë. Janë disa rregulla, është diçka që shkon gradualisht”, tha Gjonaj.
Nga ana tjetër, sociologia Ambera Kelmendi u ndal te aspekti emocional dhe psikologjik i deklarimeve të Albës, duke përmendur simbolikën që ajo kishte përdorur.
“Me aq sa e kam parë, ajo vazhdimisht kishte bërë thirrje në Zotin, mirëpo çka mu duk e jashtëzakonshme, ishin disa flutura që i përmendi, ajo ndjesi veç nëse është ndonjë njeri me ngirjte të lartë psikologjike, se përndryshe nuk mund të ndodh”.
“Ndjësia e mbulesës është diçka tjetër, është një qetësi, është një mburojë, është një pastërti, është një kënaqësi”, tha ajo.

