75 Mall Live Search
17:16 / E Martë, 18 Maj 2021 / OSH

Çka ndodhi me çmimet e shtrenjta të Remdesivirit? Deputetja kërkon përgjigje nga AKK

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Jeta Statovci, sot në Komisionin për Ekonomi ka kërkuar përgjigje nga Autoriteti Kosovvar i Konkurrencës për çmimet e shtrenjta të Remdesivirit – medikament për trajtimin e Covid19, shkruan IndeksOnline.

Ajo po ashtu kërkoi edhe rezultatet nga hetimet e filluara vitin e kaluara për këtë çështje.

“Në Komisionin për Ekonomi, kishim sot për raportim Autoritetit Kosovar të Konkurrencës– AKK. Personalisht, kam kërkuar përgjigje nga kryetari bordit të AKK-së për ankesat rreth çmimit të shtrenjtë të Remdesivirit – medikament për trajtimin e Covid19 – dhe rezultatet nga hetimet e filluara vitin e kaluar. Gjithashtu, u permend dhe rasti rreth testeve Covid-19 në laboratorët private përgjate përballjes me krizë shëndetësore”, shkroi ajo./IndeksOnline/