75 Mall Live Search
23:35 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Çka ndodhi në mes Pellegrinit dhe Kloppit?

Trajneri i West Hamit, Manuel Pellegrini pati kritika për gjyqtarët pas barazimit 1-1 me Liverpoolin. Ai deklaroi pas ndeshjes që ekipi i tij u dëmtua disa herë.

“Goli i parë i tyre ishte offside i qartë, por çfarë më bën më shumë të shqetësohem është rasti i Origit në fund të ndeshjes. Këtë e diskutova me Klopp”

Ai ishte në offside dhe gjyqtari nuk e ngriti flamurin, aty mund ta humbisnim ndeshjen. Jam i kënaqur me performancën por jo me rezultatin” deklaroi Pellegrini. /Indeksonline/