75 Mall Live Search
16:33 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / AR

Çka ndodhi? Riri humb 29% të pasurisë

Gjatë dy dekadave të fundit, Rihanna është kthyer në një nga njerëzit më të suksesshëm në botë, si në muzikë, ashtu edhe në sipërmarrje. Në vitin 2024, ajo u bë kryefjalë e mediave, pasi pasuria e saj arriti në 1.4 miliardë dollarë, falë suksesit të markës të kozmetikës, Fenty Beauty.

Por sipas listës vjetore të Forbes “Gratë më të pasura që e kanë ndërtuar vetë pasurinë në SHBA”, vlera neto e Rihanna-s ka rënë me 29%, një rënie prej 400 milionë dollarësh.

Në këtë listë, Rihanna renditet e 35-ta mes grave më të pasura që e kanë ndërtuar vetë suksesin e tyre financiare. Sipas Forbes, disa ndryshime të rëndësishme në strukturën e bizneseve të saj kanë ndikuar negativisht në fitim.

“Pasuria e yllit të pop-it ra me 400 milionë dollarë për shkak të vështirësive në disa prej bizneseve kryesore,” shkruan artikulli.

Një nga goditjet më të mëdha ishte dorëheqja e CEO-së së markës së saj të të brendshmeve, Savage X Fenty, në gusht të vitit 2024, i cili më pas mori drejtimin e Victoria’s Secret.

Gjithashtu, Forbes thekson se shitjet në Fenty Beauty mbetën të qëndrueshme, por pa rritje të ndjeshme, edhe pse brenda vitit të kaluar ajo zgjeroi praninë në tregun kinez, një hap i rëndësishëm, por që u përball me një “mjedis sfidues”, siç e cilësoi partneri i saj në këtë biznes, gjiganti luksoz LVMH.

Në listën e Forbes përfshihen edhe emra të tjerë të mëdhenj si Beyoncé Kno2les-Carter, Oprah Winfrey, Serena Williams, Kim Kardashian, Taylor Swift dhe të tjera ikona të njohura të kulturës pop.

Megjithatë, pavarësisht rënies financiare, Rihanna ka mbetur jashtëzakonisht aktive. Në prill, Savage X Fenty nxori në treg koleksionin e nusërisë, ndërsa Fenty Beauty riktheu produktet ikonike Body Lava në kohë për verën.