18:39 / E Hënë, 31 Korrik 2023 / LB

Çka përfshin projekti “Mjeshtri i Shkollës”, Ndërmarrja Publike Banesore del me njoftim

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë ka prezantuar projektin “Mjeshtri i Shkollës”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit ne Komunën e Prishtinës, një iniciative e nevojshme, e cila, synon që të përmirësoj infrastrukturën e shkollave tona dhe të krijoj një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për mësuesit dhe nxënësit.

“Nëpërmjet projektit “Mjeshtri i Shkollës,” do të intervenojmë në prishjet dhe dëmet e elementeve të ndërtesave edukativo-arsimore në Prishtinë. Këtu përfshihen mirëmbajtja e dyerve dhe dritareve, rrjetit elektrik, dyshemesë, mureve, elementeve të sanitarisë, sipërfaqeve të jashtme dhe çdo aspekt që ka ndikim në ambientin mësimor, me qëllimin e vetëm që të sigurojmë një mjedis mbështetës dhe inkurajues për të rinjtë tanë dhe stafin pedagogjik”, thuhet ndër të tjera në postim.