Çka po kërkon Glauk Konjufca në zyre të LDK-së?
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, para se të futej në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka hyrë në sallën e Grupit të deputetëve të LDK-së për tu konsultuar me kolegët e tij.
Më pas Konufca bashkë me shefin e deputetëve të LDK-së, Avdullah Hotin kanë shkuar në mbledhjen prej të cilës do të dal data për shpërndarjen e Kuvendit.
Në sallë tashmë ndodhet kreu i Kuvendit, Kadri Veseli dhe shefat e Grupeve Parlamentare./Indeksonline/
