75 Mall Live Search
18:55 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Çka po kërkon gruaja e Michael Schumacher në garat e Formulas!?

Corinna Schumacher, gruaja e legjendarit Michael Schumacher sot është parë në Bahrein.

Corinna do të ndjekë nga afër provat e djalit të saj, Mick që do të debutojë në Formula 1, para se të provohet në Red Bull për Formula 1.

Ajo është parë në takime me zyrtarët e skuderisë së famshme, ndërsa pritet ta motivojë djalin në fillimin e karrierës si profesionist.

Corinna ka qenë afër burrit të saj për shumë vite që nga aksidenti që pësoi në Francë duke arritur ta mbajë në maksimum privatësinë e burrit./Indeksonline/