75 Mall Live Search
20:46 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / AR

Çka po ndodh? Gjesti kapërcen murin e BBVA

Një zhvillim i papritur mësohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Fansat në rrjete sociale raportojnë se Gjesti ka kapërcyer murin në oborr dhe pastaj është rikthyer në shtëpi.

Poashtu raportohet se banorëve i janë fikur mikrofonët.

Fansat e kanë komentuar si shenjë revolte për kthimin e G-Banit dhe Jozit teksa Rozana me ironi është shprehur në bisedë me Laertin: “Do dalim të pimë edhe ne një kafe te blloku”

Gjesti një veprim të ngjashëm e kishte bërë edhe në BBVK. Ai pati dalë teknikisht jashtë shtëpisë duke u futur tek zona e koshit të mbeturinave që është jashtë perimetrit të oborrit të shtëpisë.

Detaje të tjera, pas pak.