Çka po ndodh me Kylien? Shfaqet pa rroba në setin e fundit, duket zjarr

Kylie Jenner ka zgjedhur që këtë herë të jetë grimi ai që flet për të.
Ylli i njohur i televizionit dhe sipërmarrësja e linjës së kozmetikës Kylie Cosmetics, ka pozuar nudo për të promovuar koleksionin e saj më të ri, të titulluar “King Kylie Collection”.

Në fotot që ndau me ndjekësit në Instagram, Jenner shfaqet e zhveshur, “e veshur” vetëm me një shtresë shkëlqimi metalik argjendi dhe një kurorë mbretërore në kokë.
Në përshkrimin e postimit të saj, Kylie shprehet:
“Ky koleksion ‘King Kylie’ është vërtet për ty! Ti je arsyeja pse ëndrrat e mia më të mëdha në kozmetikë u bënë realitet. Nuk do të isha këtu, 10 vite më vonë, pa mbështetjen tënde.”

Koleksioni mban një emër nostalgjik që, sipas saj, i rikujton fillesat e markës që krijoi kur ishte vetëm 17 vjeç:
“E zgjodha këtë emër për të kujtuar nga kam nisur, me një set buzësh. I pashë të gjitha mesazhet tuaja që kërkonin rikthimin e ‘King Kylie’, ajo 17-vjeçarja e patrembur me një ëndërr të madhe! Prandaj, doja t’ju jepja saktësisht atë që prisnit.”

Kjo nuk është hera e parë që Kylie Jenner pozon topless për të promovuar produktet e saj. Në gusht të vitit 2021, ajo ka bërë diçka të ngjashme, duke mbuluar trupin me bojë të artë me shkëlqim për një tjetër koleksion të Kylie Cosmetics.
