Çka po ndodh në Merdare? Nuk lejohen kamionët të hyjnë nga Kosova në Serbi

Ndonëse Kosova me anë të një vendimi të Qeverisë ka hequr tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe e duke vendosur kështu reciprocitetin tregtar, një telashe duket të jetë shfaqur me kamionët nga Kosova që duan të eksportojnë produkte në shtetin fqinj.
Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i shkurt ka thënë se bëhet fjalë për 2 apo 3 kamion të cilët janë ndaluar në Merdarë dhe nuk po lejohen të vazhdojnë tutje për në Serbi.
” Po bëhet fjalë për 2 apo 3 kamion të cilët janë ndalur në Merdare dhe nuk po lejohen të hyjnë në Serbi. Se për çfarë arsye janë ndalur ende nuk e dimë dhe jemi duke pritur të marrim informata”, tha ai për IndeksOnline.