10:23 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Çka po ndodhë me Xhamajkën, Pacolli sapo e bëri edhe një falënderim për njohjen!

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli sapo e ka bërë edhe një falënderim për njohjen e Kosovës si shtet nga Xhamajka.

Pak orë pasi ministrja xhamajkane e punëve të Jashtme, Kamina Smith tha se shteti i saj nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet, Pacolli ka bërë një falënderim të radhës.

“Faleminderit Xhamajka për çdo rast, faleminderit ministre, faleminderit SHBA, Elliot Engel. Kosova dhe kosovarët do të mbesin gjithmonë miq besnikë të qeverisë dhe popullit të Xhamajkas”, ka shkruar ai.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ende nuk ka kthyer përgjigje dhe nuk ka patur asnjë reagim rreth njohjes apo mosnjohjes nga Xhamajka për shtetin e Kosovës./Indeksonline/