Ç’po ndodhë në Turqi? Katastrofë e madhe – frikë pas tërmetit, njerëzit dalin rrugëve

Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë, në qytetin Dode Dodekaneze, ku lëkundjet janë ndjerë deri në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursë.
Epiqendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD intensiteti i tërmetit ishte 6.9, shkalla Rihter..
Nga pamjet që vijnë nga Turqia, bëhet fjalë për një katastrofë të madhe, edhe pse për momentin flitet për dëme të mëdha materiale dhe jo për viktima.
Këshilli i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave deklaroi se tërmeti ishte 6.6 i shkallës Rihter dhe epiqendra e tij deti Egje. Tërmeti është ndier deri në ishujt grekë në Egje.