75 Mall Live Search
14:59 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / B O

Çka po t’bojke Klina, e mori vesh sot Batatina

Dukagjini i Klinës e ka mposhtur Llapin duke arritur fitore si mysafir me rezultat 0-1.

Iljasa Zylfiu ishte heroi i ndeshjes me golin e shënuar në fillim të pjesës së dytë.

Skuadra llapjane pati mundësinë të barazoi në dy raste, por që Haxhihamza arriti të ndalojë dy penallti.

Progni dhe Krasniqi dështuan nga penalltitë. Me këtë fitore, Dukagjini ka 12 pikë, vetëm një më pak se Llapi./Indeksonline/