13:22 / E Mërkurë, 27 Shtator 2023 / indeksADMonline

“Çka po zihet”, Limaj takime të vazhdueshme me deputeten e PDK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tash e një kohë të gjatë është parë në publik me eksponentë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Pëerveç me nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe Adem Grabovcin, ai është takuar në vazhdimësi edhe me deputetë të këtij subjekti.

IndeksOnline ka siguruar një fotografi ku shihet me deputeten që vjen nga rajoni i Drenicës, Ganimete Musliu, me të cilën është parë goxha shpesh kohëve të fundit.

Se a kanë ndonjë plan të përbashkët nuk dihet, ajo që dihet deri më tani se Limaj është treguar i hapur për një bashkëpunim me PDK-në dhe krijimin e një fronti të përbashkët opozitar.