Ç’po zihet te Juventusi, mblidhen 3 të fuqishmit e skuadrës

Forma e dobët e Juventusit ka bërë që të mblidhen të fuqishmet e skuadrës kampione të Italisë. Andrea Agnelli, Fabio Paratici dhe Maurizio Sarri u takuan për darkë në restorantin “Il Bastimento”, në zemër të Torinos.
Agnelli raportohet se ia ka bërë me dije Sarrit se nuk bën që të lejojë gabime në dy ndeshjet e radhës, ndaj Milanit në kupë dhe ndaj Lionit në Ligën e Kampionëve.
Po ashtu, është diskutuar edhe arsyet që kanë sjell humbjen e papritur ndaj Veronës.
Presidenti dhe drejtori sportiv i kanë dhënë besimin Sarrit, por që kanë kërkuar ai që të rifitojë besimin e lojtarëve dhe skuadra të rikthehet te fitoret që në ndeshjen e radhës./Indeksonline/