Çka po zihet?E dorëhequra e PDK-së me deputetin e VV-së!

Kandidatja pëe deputetë nga PDK, Kosovare Murseli, që mori afro 7 mijë vota, ka dhënë dorëheqje nga partia.
Mirëpo, ajo sot është parë me deputetin e LVV-së, Milazim Salijaj.
Ndonëse nuk kishte ndonjë konfirmim, në faqet lokale të kësaj komune thuhet se ishte “takim miqësor”. …
Më poshtë, postimi:
Reagimi i saj pas largimit nga PDK-ja:
KAÇANIKASJA, KOSOVARE MURSELI JEP DORËHEQJE NGA PDK, E PAKNAQUR ME QENDRËN!Të nderuar qytetarë përkrahës,E nderuar shoqëri,Fort të dashur votues,Partia Demokratike e Kosovës, disa ditë më parë ka zgjedhur Kryesine e re. Përbëreja e saj zgjoj kërsherinë e një numri të konsiderueshëm të antarëve të devotshëm të PDK-së. Një ndër ta isha edhe unë. Dhe, jo pse nuk u zgjodha vet por se nuk zgjodhën më të mirët, më meritorët, nuk u zgjodhën ata/ato që do mund ta rigjeneronin partinë dhe me këtë të rikthehemi në kry të institucioneve, aty ku na kërkohet.Përgjatë gjithë kësaj kohe, e në veçanti në dy palë cikle zgjedhore, kam ndihmuar jashtezakonisht Partinë, duke nxjerrur vota për Të, si te nxjerrësh dru nga zjarri….! Pas çdo palë zgjedhjesh, edhe pse e fituar nga rezultati konkret, (6103 vota në zgjedhjet e para dhe 6005 vota në zgjedhjet e fundit) Partia e ime, vazhdonte të favorizonte kandidatë të tjerë, duke na dëmtuar neve të tjereve. E tillë jam ndjer dhe të gjitha këto shqetesime i kam ngritur në organet e Partisë. Përveç fjalëve, asgjë tjetër nuk është ndërmarrë. Duke shpresuar dhe në veçanti duke mbështetur liderët në kauzën e tyre për drejtësi, kam qenë e gatshme për sakrifikim duke besuar fort që Partia do ta korrigjoj veten, duke vleresuar njerezit parimorë e kontributdhënës. Të dashur votues,Ndaj jush ndjej përgjegjësi të jashtezakonshme. Unë, kurrë nuk jam përkulur por kam qëndruar përballë çdo sfide e sprove. Ju, keni qenë forca motivuese. Andaj, sot dëshiroj të iu njoftoj se kam vendosur që ta pushoj aktivitetin e me këtë edhe rrugëtimin politikë me Partinë Demokratike. Nuk mund te qëndroj diku, ku vlera ime shihet si aritmetike, e kjo e fundit thjeshtohet në numër rendor. Unë, nuk jam numër, jam vlerë! Dhe ju, votues të dashur nuk jeni numra, jeni vlera, jeni besim, jeni njerëz që nga brendësia e juaj e bardhë, dhuruat me bindje të thellë besim e shpresë tek une!U jam mirenjohëse dhe falenderuese përherë!