75 Mall Live Search
23:42 / E Hënë, 12 Maj 2025 / Burim

Çka pritet të ndodh nesër në Kosovë?

Këto janë ngjarjet që do të ndodhin nesër në Kosovë:

Vazhdimi i 15-të i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. (Salla plenare, ora 10:00)

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim më Odën Ekonomike Amerikane, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Klubin e Biznesit dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, organizon mbledhje me bizneset e fundit që preken nga vendimi i Zyrës së Rregullores për Energji. (Zyrat Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

International Maarif Schools of Kosova organizon Panairin Shkencor, me këtë rast prezantohen eksperimente interesante dhe ekspozita interaktive. (Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë, ora 11:00)

Promovohet libri “Revolucioni 1981” i autorit profesor Bajram Kosumi. (“Amfiteatri i Bibliotekës Universitare”, ora 12:00)