Çka tha Grenell për marrëveshjen e Washingtonit e çfarë për bisedën me Thaçin?

Ish i dërguari special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell pas qëndrimit njëditor në Prishtinë, rrugës duke vazhduar për në Serbi është ndalur në pikën kufitare në Merdarë ku ka folur për shumë zhvillime politike në Kosovë, veçanërisht për procesin e bisedimeve.
Grenell theksoi se nuk mund ta kuptoj faktin se pse marrëveshja e Washingtonit e 4 shtatorit 2020 nuk po zbatohet dhe nuk po i jepet rëndësia që e ka.
Ish- emisari po ashtu ka folur edhe për deklarimin e analistit serb, Dushan Janjiq i cili tha se ai paguhet nga qeveria e Serbisë. Politikani amerikan tha se kjo nuk është e vërtet. Po ashtu ai ka treguar se ka pasë kontakt me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili po mbahet në Hagë, si i akuzuar për krime lufte.
Ndryshe pika kufitare Kosovë-Serbi, në Merdarë është proklamuar si sukses nga vet Grenell i cili vitin e kaluar tha se falë tij kjo pikë kufitare funksionin me sistemin IBM, dhe pala kosovare dhe ajo serbe funksionojnë në një objekt.