14:17 / E Martë, 04 Tetor 2022 / LB

Çka thonë në Vetëvendosje për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit?

Mosekzekutimi i pagave për muajin shtator për mësimdhënësit ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

Në partinë më të mëdha politike në vend, e cila udhëheq me qeverinë ka vlerësime të ndryshme përkitazi me këtë vendim.

Deputeti i këtij subjekti, Gramos Agusholli është shprehur optimist se do të bëhet një zgjidhje e shpejtë për çështjen e pagave.

Ndonëse, thotë se ligjërisht është ashtu siç po deklaron ministri i Financave, Hekuran Murati.

“E mira e madhe është që mësimi ka filluar, rrjedhimisht nxënësit nuk do të humbin orë, sepse ata ishin më të dëmtuarit. Besoj se për paga do të bëhet një zgjidhje shumë shpejtë, ndonëse ligjërisht është ashtu si po deklaron ministri Murati”, ka thënë Agusholli për Indeksonline.

Ndërsa, deputeti tjetër i VV-së, Fatmir Humolli ka thënë për Indeksonline se vendimi për mosdhënien e pagave është i padrejtë, duke shtuar se sikur dikush në qeveri nuk është i kënaqur që është ndalë greva.

Deputetët, Eman Rrahmani dhe Alban Bajrami kanë deklaruar sot se Qeveria duhet t’i procedoj pagat për mësimdhënësit./Indeksonline/