21:57 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / AR

Çka thotë Rama pasi u lëshua leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës sot ka marrë vendimin për leje ndërtimi për Xhaminë qendrore në kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se procesin e ndërtimit të ‘Xhamisë’ më në fund e kanë vënë në binarët e duhur.

“Procesin e ndërtimit të ‘Xhamisë’ më në fund e kemi vënë në binarët e duhur! Ky proces u shoqërua me procedura të stërzgjatura, me pajisjen e BIK-ut me kushtet ndërtimore në vitin 2017, të cilat u plotësuan me ndryshime më vonë në vitin 2020, kur edhe u pajisën me lejen për sigurimin e gropës së gërmimit. Qytetarët e lagjeve ‘Dardania’ e ‘Ulpiana’ duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme. Andaj, jemi të lumtur që më në fund, këtë proces sot e përmbyllëm me lëshimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e këtij objekti fetar”, ka shkruar Rama./Indeksonline/