Çka thotë Tovërlani për rikthim të Prishtina?
Pas humbjes së Prishtinës 2-0 nga Flamurtari, tifozët e Prishtinës “Plisat” në krye me drejtuesin Albert Kastrati kanë kërkuar që Afrim Tovërlani të rikthehet në për të zgjidhur problemet.
“Po ndihemi mirë dhe shumë i priviligjuar që Plisat dhe qytetarët e Prishtinës më vlerësojnë. Por momentalisht Prishtina e ka trajnerin e saj dhe nuk dua të ndërhyjë në situatë” deklaroi Tovërlani për Indeksonline.
Ekipi nga kryeqyteti nuk e ka fituar titullin e kampionit nga viti 2013, kur për herë të fundit trajner ishtë pikërisht Tovërlani. /Indeksonline/