75 Mall Live Search
08:31 / E Martë, 20 Prill 2021 / AR

Çka u konfiskua nga të shtënat me armë mbrëmë në Istog?

Indeksonline mbrëmë raportoi për të shtëna me armë zjarri në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Fatmirësisht, nga këto të shtëna nuk ka të lënduar, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Policia në raportin 24-orësh ka treguar se çka u konfiskua në vendngjarje.

Në vendngjarje janë gjet dhe konfiskuar një revole dhe 5 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.

“Fsh.Gurakoc, Istog 19.04.2021-22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarrit në ajër. Në vendngjarje janë gjet dhe konfiskuar një revole dhe 5 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”.