13:44 / E Martë, 19 Prill 2022 / AR

Clark del nga takimi me Kurtin, shëtit në shesh

Gjenerali ameriakan Wesley Clark gjatë ditës së sotme ka arritur në Kosovë. Ai ka shkuar në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Përveç Kurtit, Clark është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Pas takimit ai është deklaruar për mediat, e më pas ka dalë për shëtitje nëpër sheshe të Prishtinës, raporton Indeksonline.

Për vizitën e tij nuk ka pasur njoftim nga Qeveria e Kosovës.