Clark: Ishim me fat që kishim Rugovën që priste, Thaçi ka pasur kauzë tjetër
Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark po vazhdon edhe më tej me dëshminë e tij para Gjykatës Speciale në Hagë.
Ai është pyetur për komandantin e KFOR-it, Klaus Reindhardt që shërbeu në këtë mision nga tetori I vitit 199 deri në prill të vitit 2000 dhe një shënim të tij ku përmendej edhe Clarku.
“Ishte personi që zëvendësoi Michael Jackson në KFOR”, u përgjigj Clark në pyetjen se a e dinte se kush ishte Reindhardt.
“Ai ka mbajtur shënime që kemi përkthyer 10 mars i vitit 2000 ku përmendeni edhe ju”, vazhdoi më tej prokuroria.
Mes tjerash, prokuroria tha se në shënim flitej për Hashim Thaçin dhe Luginën e Preshevës.
“Ne e dënojmë përdorimin e dhunës në këtë zonë”, citoi prokurori të ketë thënë Thaçi në një konferencë për shtyp.
“Thaçi ka një pikëpamje të ndryshme, ai akuzon palën serbe se ka rifilluar gjenocidin dhe dëbimin e personave.Ju kujtohet kjo ngjarje që ka përshkruar gjenerali Rejnhard?, u pyet më tej ish-gjenerali amerikan.
“Nuk kam qenë personalisht atje, por e di se ishte një situatë po bëhej një kalim i UÇK-së nga një organizatë ushtarake, rezistence, një person që po përpiqej të siguronte të ardhme politike për veten e tij dhe të Kosovës”.
“Ne ishim me fat që kishim Ibrahim Rugovën që priste, dhe ishte një lëvizje politike që ishte e shtrirë në gjithë Kosovën kur kemi hyrë ne”.
“Thaçi ka pasur pikëpamje tjetër, dhe ka ndjekur një kauzë tjetër, por unë kam lexuar që ka pasur dhunë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kjo më kujtohet”, shtoi Clarku.

