Clattenburg: Për mua nuk ishte penallti, në Premierligë nuk do ndalej kurrë
Gjyqtari i njohur anglez, Mark Clattenburg, ka komentuar rastin e penaltisë në ndeshjën PSG – Manchester United.
Ai ka mbrojtur gjyqtarin e ndeshjës Damir Skomina, duke thënë se ai ka zbatuar ligjet e reja të UEFA-s ndonëse bashkëndjen me ekipin francez.
“Një gjë është e qartë, gjyqtari Damir Skomina zbatoi ligjet e reja të UEFA-s në dhënien e penaltisë”.
“PSG është e zemëruar dhe e kuptoj pse. Kjo, për mua, nuk duhet të kishte qenë një penallti, pasi Kimpembe nuk e kishte trajtuar qëllimisht topin”.
“Kjo nuk do të ndalej kurrë si penalti në Premier Ligë, por u dha në Ligën e Kampionëve për shkak të udhëzimeve të fundit të UEFA-s për gjyqtarët, gjë që erdhi pasi Manchester City pranoi një të ngjashëm ndaj Schalkes muajin e kaluar”.
“Ata dëshirojnë që gjyqtarët të akordojnë goditje dënimi kur krahu është jashtë dhe është në një pozitë jo të natyrshme, kështu që gjyqtari është treguar konsistent këtu” deklaroi gjqytari me i mirë anglez. /IndeksOnline/
?What a scene!!!
— Sports Plug (@_SportsPlug) March 6, 2019
Manchester United advances to the Champions league semifinal…
After a very controversial VAR handball review that led to a Marus Rashford penalty kick.?
Do you agree with the call…?? pic.twitter.com/5ksdHhmScP