22:15 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Claudio Gomes i Man Cityt kishte një debutim të çuditshëm kundër Chelseat (Video)

Kishte vetëm një fitues në edicionin e këtij vitin në Community Shield, shkruan IndeksOnline.

Manchester City e filloi kampanjën e re me një paraqitje dominuese, duke e mposhtur Chelsean, 2-0 falë dopietës së Sergio Agueros.

Pep Guardiola ishte shumë i lumtur me paraqitjet dhe dërgoi një mesazh indirekt ndaj rivalëve në Premier League duke ua bërë të ditur se Man City nuk e lëshon lehtë as titullin e PL.

Dhe njëra ndër pikat pozitive të paraqitjes së Man Cityt dje ishte edhe i riu anglez, Phil Foden, megjithatë ai nuk ishte i riu i vetëm i ftuar nga të rinjët e Man Cityt në këtë ndeshje.

Claudio Gomes u transferua te Manchester City nga Paris Saint-Germain këtë verë si transferim i lirë dhe u inkadrua në pjesën e dytë.

Dhe normalisht se debutimi i tij zgjoi vëmendjen e tifozëve të futbollit në ”Wembley Stadium”, por me të vërtetë ishte një debutim i çuditshëm.

Guardiola vendosi ta inkuadrojë francezin në minutat shtesë të pjesës së dytë, duke i dhënë atij instruksione të detajuara në fushë.

Dhe nuk shkoi asnjë sekond prej inkuadrimit të tij në fushë, gjyqtari i takimit e përfundoi ndeshjen. I gjori Gomes./IndeksOnline/